Nje deklarate e ish- futbollistit te Vllaznise Altin Xhahysa mbreme ne emision “Star Sport” ka bere xhiron e mediave gjate dites se sotme. Nder te tjera, ai deklaronte se situata e krijuar tek skuadra shkodrane ne ndeshjet e fundit ka ardhur nga disa veprime indisiplinore qe jane verejtur ne rradhet e saj.
Xhahysa ka permendur nder te tjera faktin qe ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes, “Kruja nuk ka pranuar te luaje si mbrojtes i djathte dhe per kete arsye, stafi ka aktivizuar Fangajn”.
Por nje deklarate e tille ka shqetesuar se tepermi futbollistin Arsid Kruja. Duke qendruar larg rrjeteve sociale dhe mediave kohet e fundit, ne fakt ai nuk e ka ndjekur nje deklarate te tille, por kur ja kane bere te ditur ate se çfare kishte thene Xhahysa, ka dashur te reagoje.
Ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” numri 14 i skuadres shkodrane ka dashur te sqaroje gjithçka ne lidhje me kete deklarate aspak te vertete sipas tij.
“Po te ishin muhabete kafenesh nuk do t’i kisha kthyer pergjigje, por perderisa keto fjale vijne nga nje ish-lojtar i Vllaznise dhe aktualisht trajner futbolli, e ndjej shume te nevojshme per t’i kthyer nje pergjigje.
Nuk jane aspak te verteta keto fjale qe thuhen ne adresen time sepse te gjithe e dine qe ne keto 7 jave kampionat kam sakrifikuar duke luajtur ne çdo rol qe me eshte kerkuar dhe do te vazhdoj te bej nje gje te tille sa here qe te me kerkohet per Vllaznine.
Edhe ne vitet me perpara kam sakrifikuar duke luajtur si mbrojtes i majte dhe i djathte po ashtu, pavaresisht se roli im eshte mesfushor. E kam bere me deshiren me te madhe per te ndihmuar ekipin. K
Keshtu qe te tilla aludime si ky qe gjoja une kam refuzuar te luaje, apo dhe atmosfera ne ekip eshte e keqe, nuk jane te verteta.
Atmosfera ne ekip eshte shume e mire dhe e rendesishme eshte te kthehemi tek rezultatet pozitive sa me shpejt. FORCA VLLAZNIA!”