Vllaznia do të përballet me Kastriotin dhe fitorja kërkohet me patjetër nga të dyja skuadrat. Nga njëri krahë janë shkodranët që luajnë për gjithçka dhe kërkojnë që ta tentojnë deri në fund titullin, sado pak shanse janë për të ndodhur një gjë e tillë, ndërsa nga krahu tjetër krutanët duan mbijetesën.
Ekipi i Ndreut u rehatua përpara kohe kur preku mesin e artë të tabelës për të nisur rënien e madhe. Aktualisht kjo skuadër ka 31 pikë sa Skënderbeu dhe vetëm një pikë më shumë se Bylisi. Ndeshja e radhës me Vllaznisë do të jetë ferri jo vetëm për objektivat që ka kundërshtari.
Historia e së shkuarës, nëse mund ta themi kështu pasi është e gjitha e ndodhur brenda këtij sezoni, e bën Vllazninë që të kërkojë “hakmarrjen”. Nga akuzat e shkuara që kanë ardhur nga tifozët shkodranë mbi Kastriotin që nuk paraqitej i njëjti kundër tyre dhe kundërshtarëve të tjerë që donin titullin, te shtrirja në tokë duke mos lënë futbollin si kryefjalë për 90 minuta.
Pikërisht në momentin ku Kastrioti ishte i rehatuar dhe i pa rrezikuar për rënien nga Kategoria. Për të vazhduar edhe me fjalët e trajnerit Ndreu që fliste për eksitim të Vllaznisë mbi mënyrën sesi festonin lojtarët rivalë pas golit të shënuar, duke u shfrenuar mbi kampin e krutanëve.
Situata mbetet e tillë dhe Vllaznia ka në dorë fatin e kundërshtarëve pasi me një fitore jo vetëm që do të vazhdonin më tutje me objektivat e tyre, por do t’i jepnin edhe goditje të madhe Kastriotit që për herë të parë do të përfundonte në vendin e Play Out. /Sport Ekspres/