Ish- ministri i brendshëm Saimir Tahiri, në qendër të një hetimi shumë mujor të prokurorisë, shumë shpejt do të mësojë fatin e tij. Mësohet se tashmë është vendosur një datë kur ai dhe prokuroria do të jenë përballë një gjykate. Bëhet fjalë për një seancë paraprake, ku do të merret vendimi për ecurinë e mëtejshme të procesit. Siç dihet, organi i Akuzës ka dërguar dosjen në gjykatë dhe Tahiri duhet të bindë këtë të fundit për mosnisjen e gjykimit.
Seanca do të zhvillohet në Gjykatën për Krime të Rënda, e cila ka caktuar datën e seancës paraprake, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kështu në datën 21 mars, në orën 12, do të jetë “përballja” e radhës së ish-ministrit me Prokurorinë, e cila kërkon ta marrë të pandehur për akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.