Në seancën stërvitore të së mërkurës skuadra shkodrane ka pasur të ftuar specialë, pikërisht kryetaren e Bashkisë Shkodër, që shoqërohet nga sponsori i ri, Alban Xhaferi.
Kryebashkiakja Voltana Ademi në takimin e bërë me stafin e lojtarët kuqeblu ka kërkuar një përqendrim dhe një motivim më shumë në këto dy përballje të mbetura.
“Do të kërkoj nga ana juaj që ta mbyllim sa më mirë këtë sezon. Ta kalojmë këtë periudhë dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen. Duhet një sforco nga të gjithë që të largohemi nga ky pozicion. Të gjithë së bashku të bëjmë maksimumin në këto dy përballje”, ka thënë Ademi para lojtarëve dhe stafit teknik. /Nga Admir URUÇI/