Partia Socialiste dhe Partia Demokratike i kanë gati emrat që do të përballen në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Selia blu mbylli sot listën e drejtuesve të qarqeve, ku caktoi ish ministrin e Shëndetësisë Tritan Shehu në Qarkun e Gjirokastrës. Ky qark do të nxjerrë tre mandate dhe Shehu do të ketë një përballje me Bledi Çuçin.
Ndërkohë që në Qarkun e Beratit përballja do të jetë mes Blendi Klosit dhe Tomorr Alizotit. Vlora pritet që të ketë një garë jo të lehtë. Socialistët ia kanë besuar këtë qark deputetit Damian Gjiknuri, ndërsa demokratët kanë caktuar ish kreun e KLSH Bujar Leskaj. Ky i fundit ka një mbështetje të konsiderueshme në Vlorë, çka do të sjellë edhe një garë më të ethshme.
Në Fier gara do të jetë mes kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ish- deputetit Enkelejd Alibeaj, ndërsa Qarku i Korçës do të ketë përballë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Edmond Spaho.
Elbasani po ashtu do të jetë një qark ku PD do ta ketë të vështirë të përmbys rezultatin e mëparshëm. Demokratët ia kanë besuar Gazment Bardhit drejtimin e këtij qarku, përball kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Ky i fundit, ka një mbështetje masive në Elbasan dhe zonat përreth dhe përmbysja e rezultatit, nëse do të jetë e mundur do të jetë një arritje për demokratët.
Dibra në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë përballë ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ish kreun e Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu. Në Durrës përballja do të jetë mes Ardian Çelës nga PS dhe Edi Palokës nga PD. Edhe në këtë qark, duket se demokratët do ta kenë më të vështirë të përmbysin rezultatin e vitit 2017.
Në Kukës do të jetë kreu i Bashkisë Safet Gjici nga PS përballë biznesmenit Flamur Hoxha nga PD. Në këtë qark, si një bastion i djathtë, PD do e ketë ndoshta më të lehtë garnë.
Në Shkodër gara do të jetë mes Ilir Beqaj nga PS dhe Helidon Bushati nga PD, ndërsa në Lezhë do të përballen Lindita Nikolla nga PS me Mark Markun nga PD.
Ndërsa Tirana, si qarku më i madh do të ketë Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin nga PS dhe Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Grida Duma, drejtuese në Kavajë dhe Rrogozhinë, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka nga PD.
Drejtuesit e PS dhe PD në 12 qarqe:
Kukës– Safet Gjici (PS), Flamur Noka (PD)
Shkodër– Ilir Beqaj (PS), Helidon Bushati (PD)
Lezhë– Lindita Nikolla (PS), Mark Marku (PD)
Tiranë ndahet Bashkia, Erjon Veliaj Tirana Qark Elisa Spiropali / Kryetari Ervin Bushati (PS)
Tiranë PD- Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Grida Duma, drejtuese në Kavajë dhe Rrogozhinë, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka.
Durrës – Ardian Çela (PS), Edi Paloka (PD)
Dibër- Olta Xhaçka (PS), Xhelal Mziu (PD)
Elbasan– Taulant Balla (PS), Gazment Bardhi (PD)
Korçë– Niko Peleshi (PS), Edmond Spaho (PD)
Fier-Gramoz Ruçi (PS), Enkelejd Alibeaj (PD)
Vlorë-Damian Gjiknuri (PS), Bujar Leskaj (PD)
Gjirokastër– Bledi Çuçi (PS), Tritan Shehu (PD)
Berat – Bledi Klosi (PS), Tomorr Alizoti (PD)