Kupa e Shqipërisë ky zyrtarizuar 4 ekipet më të mira që do të diskutojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm të sezonit. Dje Teuta, sot Vllaznia, Laçi dhe Partizani, do të vazhdojnë garën deri në gritjen në qiell të kupës.
Vllaznia e ka patur të lehtë me Flamurtarin pas fitores në Vlorë dhe ka mjaftuar një gol i Mustedanagic për të hipotekuar kalimin për më tej.
Laçi që mundi Vllazninë për Superligën disa ditë më parë, ka vuajtur shumë përballë Egnatias. Barazim pa gola si në ndeshjen e dytë dhe vetëm penalltitë, kanë kualifikuar laçjanët.
Partizani ka mundur 1 – o minimalisht Dinamon, dike siguruar kualifkimin ndërsa në ditë më parë, Hebaj me golin e tij i dha kualifikimin Teutës përballë Skenderbeut.
Kupa e Shqipërisë është një mundësi e mirë dhe më me pak ndeshje për të siguruar Kupat e Europës. Vllaznia, Teuta e Partizani mbase do të përqendrohen më shumë, teksa duket se janë larg fitimit të Supërligës.
Vllaznia, fituese në fuqi, e pretendon për herë të dytë radhazi këtë trofe. Pavarësisht se jo në rëndësinë e titullit kampion, mund të sigurojë një biletë për në Europë që përkthehet në të ardhura, mjaft të nevojshme tashmë kur Bashkia Shkodër nuk garanton burime financiare me privatizimin e KF Vllaznia sh.a.