Ministrat do të kërkojnë mbështetjen e Parlamentit për të ndryshuar ligjin e tërheqjes nga BE, kështu që ndarja e Britanisë së Madhe nga blloku europian të bëhet më 29 mars 2019. Gjithashtu do të përcaktohet që Britania të largohet nga BE në orën 11 të darkës të kësaj date.
Theresa May dhe ministrat e kanë bërë të qartë që ata shohin 29 mars 2019, si datën që Britania do të pushojë së qeni anëtare e Bashkimit Europian, por duke e shkruar atë si Akt të Parlamentit e bën ligjërisht të detyrueshme faktin e largimit dhe shumë të vështirë për t’u sfiduar.
Qeveria thotë se po i përgjigjet shqetësimeve të deputetëve për qëndrimin edhe më gjatë të vendit në bllokun europian.
Anglia votoi më herë për “Brexit” me 53.5% që deshën largimin e vendit nga Bashkimi Europian, kundrejt 46.6% të atyre që kërkonin ende qëndrimin. Edhe Uellsi votoi për Brexit, ndërsa Skocia dhe Irlanda e Veriut mbështetën qëndrimin.