Është ndarë nga jeta në moshën 81- vjeçare Muhamet Gradeci, ish- shahist dhe trajner i Vllaznisnë në këtë sport. Lajmin e dhimbshëm, e ka dhënë në rrjetet sociale i biri, Alket, i cili njofton:
“Babai yne i dashtun Muhamet Ymer Gradeci (Gimi) nderroi jete sot. Babe, qofsh i Xhehnetit dhe te kujtofshim gjithmone ashtu siç jetove, plot me gaz, energji e miresi! Varrimi behet neser, date 6 Gusht 2024, ora 17.00. Pritja bahet tek salla “Bekteshi”, Zdralej ditet e marte, merkure dhe enjte.”.
Gredeci ka shënuar emrin e tij në plejadën e artë të sportit shkodran, duke spikatur në atë që quhet “gjimnastika e mendjes”. Ai ia doli të shpallë kampion Vllazninë si për femra ashtu edhe për meshkuj.
ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, të njohurve dhe botës së sportit në Shkodër për këtë humbje.