39- vjeçarja Alma Arrazi, e cila u mbyt në lumin Buna në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj, është përcjellë për në banesë e fundit.
Sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur në Durrës këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë vetëm disa familjarë.
Asnjë prej familjarëve nuk foli. Gruaja u varros pranë nënës së saj që ka humbur jetën pak kohë më parë.
Kujtojmë që Alma Arrazi u varros në Durrës, ndërsa tre fëmijët e saj në Shkodër.