Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka reaguar lidhur me gjuhën e përdorur në rrjetet sociale. Murrizi e cilësoi një qytetar si “Down” gjatë debatit në një koment në faqen e tij zyrtare. Gjatë deklaratës Murrizi kërkoi falje për gjuhën e përdorur.
Fondacioni “Down Syndrome Albania” protestoi pasditen e djeshme para Kuvendit pak para nisjes së sesionit të ri parlamentar. Me pankarta në duar me mbishkrimet “Kërko falje dhe jep dorëheqjen, luftoni injorancën tuaj, edhe unë kam ndjenja dhe dashuroj!! Edhe ti, apo jo?”, qëndruan para parlamentit deri në mbyllje të seancës.
Sindroma “Down” nuk është sëmundje, ndërsa protestës iu bashkua edhe këngëtari i njohur Landi Hysi i grupit “West Side Family”, por edhe personazhe të tjerë