Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krímìnale në fushën e krimeve kompjuterike, Seksioni për Hetimin e Krímìt Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin për Hétimin e Krímève Kompjuterike në Drejtorinë për Krímèt Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, zhvilloi dhe finalizoi aksionin policor të koduar “BOOKING”.
Pas një hétimi disamujor u siguruan prova bindëse për veprimtarinë krímìnale të 3 shtetasve, për të cilët Prokuroria urdhëroi ndalimin e tyre, konkretisht:
B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës.
Nga hétimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shumën 84.000 euro, nëpërmjet kartave të klonuara, duke màshtruar shtetas të huaj që kryenin rezervime në hotele për turizëm.
Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve, do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Máshtrími kompjuterik”.