Humbja me Kamzën 1-0, duket se ka qenë fatale për trajnerin italian të Partizanit, Mark Iuliano. Rezultatet e dobëta kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të mendojnë shkarkimin e tij, dhe tashmë ai nuk është më në krye të të kuqve. Pas deklaratës së Moxhit se do të bisedonte ditën e sotme me presidentin Demi, është marrë vendimi për shkarkimin e Iulianos. Nga ana tjetër Sulejman Starova është zgjedhur trajneri i ri.