Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku janë miratuar kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Shkodrës do i japim ofertën më të mirë ndonjëherë. Kemi shumë besim se kandidatura e Benet Beci shkon përtej PS-së. Në Malësinë e Madhe do të shkojmë me kandidaturën e Tonin Marinaj, kryetarit aktual, i cili ka bërë një punë shumë të mirë.
Në Pukë me Gjon Gjonaj, kryebashkiakun aktual. Në Bashkinë e Vaut të Dejës shkojmë me Kristian Shkrelin, zv.kryetar i Bashkisë. Një djalë shumë energjik. Në Bashkinë e Fushë Arrëzit me Fran Tucin, kryetarin aktual që ka investuar për Fushë-Arrëzin”, tha Elisa Spiropali, drejtuese politike për qarkun Shkodër.