Bashkëqytetarët e mi , me anë të këtij mesazhi dua të falenderoj të gjithë ju që ditën e dielë votuat, duke shprehur vullnetin tuaj me votë.
Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ata që ishin pjesë aktive e këtij procesi, duke filluar nga bashkëpunëtorët e mi dhe të Partisë Demokratike, gjatë periudhës së fushatës, e të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, anëtarë të KZAZ-ve dhe numërues falë të cilëve këto 3 ditë kaluan pa incidente e problematika.
Rezultati i Partisë Demokratike, dega Shkodër i përkthyer në vota, ishte asgjë më shumë se besimi dhe shpresa e demokratëve të vërtetë e të ndershëm, të cilët për këto 32 vite kanë mbajtur gjallë shpresën e dëshirën e një Shkodre ndryshe, e një Shqipërie ndryshe.
Ishin votat e atyre demokratë që asnjëherë Partinë Demokratike nuk e lakmuan si një pozicion pune apo një post karrierist. Ishin votat e atyre që akoma besojnë edhe pas kaq shumë vitesh opozitë turbulente e kaotike. Ishte edhe vota ime dhe e familjes sime që kemi vendosur të punojmë e të jetojmë për këtë vend, e që besojmë akoma në forcën që populli ka, e që Shqipëria ka, e që një ditë do të ndryshojë. Prandaj këto zgjedhje këto vota për ne si parti kishin një vlerë të dyfishtë, e sidomos në Shkodër.
Ju faleminderit! /Publikuar në Facebook Xhevdet AMULI, kryetar i PD Shkodër/