Matteo Messina Denaro ka vdekur. Bosi i Cosa Nostra-s ishte 61 vjeç dhe vuante prej disa kohësh nga kanceri i zorrës së trashë. Ish-super i arratisuri u shtrua në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, ku përfundoi në koma të pakthyeshme.
Mjekët i kishin pezulluar ushqyerjen pasi gjendja e tij u përkeqësua të enjten për shkak të gjakderdhjes dhe kolapsit, me parametrat e tij jetësorë të dëmtuar. Pranë shtratit të tij ishin mbesa dhe avokatja e tij Lorenza Guttadauria dhe vajza e tij e vogël Lorenza, e njohur së fundmi dhe janë takuar për herë të parë në burgun e sigurisë maksimale në L’Aquila në prill.
Ai ishte në koma të pakthyeshme, në spital nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar teksa kishte kërkuar të mos reanimohej.
Bosi i Cosa Nostra-s kishte kaluar 30 vite si i arratisur, por më 16 janar ai u arrestua nga policia italiane, raporton Corriere.
“Më morët se jam sëmurë, nuk do të pendohem kurrë”, ishin disa nga fjalitë e tij të para që u tha hetuesve.
Para disa ditësh ai deklaroi nëpër media se është pajtuar me të bijën, Lorenza Alagna, dhe i ka dhënë asaj mbiemrin e tij, ku kjo e fundit firmosi aktin noterial.