Është përmbyllur konkursi për marrjen e “gradës “Drejtues i Parë”. Kështu gradën e lartë e kanë marrë Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, Kastriot Skënderi, Bledar Çeliku dhe Gentian Shehaj, ndërsa është përjashtuar , Ilirjan Balla.
Pikët maksimale në test mësohet se i mori Ardi Veliu.
Hapja e procesit në këtë kohë kur një nga vendet vakante është edhe ai i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pas largimit të Haki Çakos, rrit shanset për këta të pestë.
Konkursi nisi në orën 8:00, ndërsa pjesë e tij u bënë 28 policë. Mësohet se këta kandidatë kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën “drejtues”. Faza e parë ishte ajo me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadon dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.