Emir Murati, talenti shqiptar në pronësi të Milanit, u përfol në mediat italiane se mund të huazohej për 6 muaj te Vllaznia në kampionatin shqiptar.
Por palët duket se nuk gjetën gjuhën e përbashkët, pasi klubi shkodran kërkonte lojtarin për një kohë më të gjatë.
Ndërkohë së fundmi, gazetari i njohur italian Xhanluka Di Marcio raporton se mesfushori shqiptar do të vijojë karrierën në Serinë C, teksa ka arritur akordin me klubin e Viboneses ku Murati do të luajë deri në fund të sezonit.
21-vjeçari pritet të prezantohet ditën e sotme te skuadra e tij e re. Për sa i përket karrierës te Milani, ai ka arritur të realizojë 14 gola me ekipet U-17 dhe U-19 të kuqezinjve.