Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka njoftuar mbledhjen e zakonshme të tij me 26 shkurt 2020, në orën 17.00. Pikë e parë e rendit të ditës, është deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltarit Eduard Gjeka. Këshilltar i Partisë Socialdemokrate, i shpallur fitues i mandatit me 30 qershor 2019, Gjeka ishte i 8-ti në listën e depozituar nga PSD në KQZ, ndërsa fitues rezultan 9 këshilltarë të kësaj force politike.
Mësohet se mbarimi para kohe i mandatit të këshilltarit Gjeka, lidhet me arsye personale të vetë atij. Më konkretisht, sipas kolegëve të tij në Këshilli Bashkiak, janë problemet shendetësore dhe kurimi i tyre arsyeja që ai ikën para kohe nga Këshilli Bashkiak Shkodër. Ky i fundit, pas konstatimit të mbarimit të mandatit, do të njoftojë KQZ-në që duhet të kalojë mandatin tek kandidati pasardhës në listën e PSD-së të depozituar me 30 qershor. Sipas kësaj liste, mandati duhet të kalojë tek Nadir Spahija, i datëlindjes 1993.