Tashmë është gjithçka zyrtare, Hansi Flik do të jetë trajneri i ri i kombëtares gjermane të futbollit.
Flik do të zëvendësoje Joakim Lëv, i cili më herët kishte zyrtarizuar tërheqjen nga “panzerat” pas Kampionatit Europian të futbolli.
Tekniku gjerman kaloi dy sezone në stolin e bavarezëve duke fituar dhe Ligën e Kampionëve.
Vendimi i Flik për tu larguar nga Bajern erdhi pas disa mosmarrëveshjeve me drejtorin sportiv të klubit Salihamixhiç, por dhe eliminimi nga Champion-i në çerekfinale peshoi shumë në të ardhmen e 56 vjeçarit.