Ka përfunduar takimi mes ministres së Arsimit dhe një grup pedagogësh të cilët kanë diskutuar për ligjin e Arsimit të Lartë dhe për grevën e pedagogëve, në rast se nuk plotësohen kërkesat e studentëve.
Kreu i departamentit të Gazetarisë, Mark Marku në një prononcim për median është shprehur se nga takimi me Besa Shahinin nuk është arritur asgjë dhe se i kanë lënë afat deri në darkë për të marrë në konsideratë kërkesat e tyre.
“Ne diskutuam për gjendjen në universitet. Biseda ishte rreth kërkesave. Nuk pati një qëndrim konkret nga ana e ministres së Arsimit. Në tema të përgjithshme tentoi ta çonte diskutimin drej një diskutimi jo rezultativ. Presim deri në darkë nëse ajo do të ketë një përgjigje konkrete. Pastaj ne do të mbledhim takimin e Asambleve dhe do të mbajmë një qëndrim për kërkesat tona.
U diskutua shumë por nuk u ra dakord për asgjë serpse ministrja nuk ka vullnetin për t’iu përgjigjur gjendjes adekuate në universitet. Ne do të konsultojmë asamletë sepse vendimi për kreun duhet të merret nga krerët tanë. Nese s’do ketë qëndrim nga Ministrja, do e marrim si refuzim të kërkesave tona”, u shpreh Marku.