Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së, që po mbahet paralelisht me protestën e qytetarëve, ka deklaruar se ai është i gatshëm të mbaj ccdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.
Basha ka thënë se duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.
“Gatishmërinë time si kryetar i PD për te ndërmarre çdo hap qe i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme te kuptojmë situatën dhe te ofrojmë zgjidhje.
Një zgjidhje qe i shërben PD dhe gjithë demokrateve jo interesave personale as te miat, as të Sali Berishe, as të askujt tjetër. Të gjithë demokrateve, t’i shërbeje në një mënyrë të tillë që t’i bashkoje, t’u ktheje besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptareve.
Ky duhet të jetë qëllimi ynë. Të kapërcejmë vetveten, duke e nisur nga unë i pari, te gjejmë një zgjidhje, te rikuperojmë gjithçka, përfshire edhe disa nga hapa të hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund të kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë”, ka thënë Basha.