Përgjimet e publikuara së fundmi nga antimafia italiane për pjesëtarë të një grupi krímìnál, të cilët flasin edhe për leje ndërtimi në Tiranë dhe korrupsion të niveleve të larta, ka shkaktuar debat midis Plarent Ndrecës dhe drejtueses Eni Vasili.
Ndreca: Për çfarë jemi këtu, për të analizuar apo për të bërë politikë me këto?
Vasili: Unë ua kam thënë se për çfarë do flasim sonte, ju kemi informuar.
Ndreca: Analiza në këtë panel ka rënë në një nivel shumë të ulët, s’mund ta pranoj.
Vasili: Ju flisni për veten tuaj dhe analizën tuaj, jo të kolegëve.
Ndreca: Ju nuk mund të vini në dyshim…
Vasili: Unë jam e zonja e shtëpisë dhe këtu e vendos unë se kush flet dhe për çfarë do flasim.
Ndreca: Ju nuk jeni gjyqtare ky është panel dhe analizë e dobët.
Vasili: I dobët apo jo kjo është puna ime, e dobët ishte dhe analiza juaj.
Ndreca: Jo jo, kam ardhur për publikun. E gjykon publiku analizën time.
Gjata: Sa herë ka përgjime janë në vështirësi këta
Vasili: Dilni flisni te facebook-u juaj dhe flisni me publikun.
Ndreca: Zonja Eni…
Vasili: Të lutem shumë dilni në fb tuaj dhe flisni me shoqërnë. Mos provokoni! Nuk me mësoni ju si të dretoj emisonin.
Ndreca: Ju s’më gjykoni mua se çfarë analizoj.
Vasili: Të gjykoj që çke me të. Jeni këtu të flisni për çfarë ju kam ftuar unë, jo për çfarë doni ju të flisni. Jeni i qartë për këtë?
Ndreca: Po jam, ta mbaroj tani unë?
Gjata: Do të bëj boom të heqi vëmendjen nga përgjimet dhe të marrë vëmendje vetë.
Ndreca: E vetmja gjë që ekziston këtu është dëshira e opozitës për ta instrumentalizuar këtë.