Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e saj punonjësin e policisë kufitare të Kakavijës, pas skándàlit séksùal, ku kishte ngácmùar një grua shtátzènë, që po kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.
Policia sqaron se punonjësi P. Ç. është përjashtuar menjëherë pas publikimit të skándàlit në media, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve të dénòncojnë çdo rast abùzími.
Njoftimi i policisë:
Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit beri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abùzím me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.