Situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës ditën e sotme, paraqitet më e renduar ndërsa KESH njofton se ka ulur shkarkimet nga HEC Vau Dejës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat për situatën në NJA Dajç, Bashkia e Shkodrës raporton si më poshtë:
“Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 01.02.2021, paradite, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 10cm.
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.87 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 5cm.
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.
• Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 3005 Ha
1. Tokë e pakultivuar 605 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 2120 Ha
3. Grurë 150 Ha
4. Bimë Dekorative 87 Ha
5. Pemtore 40 Ha
6. Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60 cm.
3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
5. Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
• Grurë 45 Ha
• Pemtore 35 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Serra 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1350 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 290 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 885 Ha
• Grurë 95 Ha
• Bimë dekorative 80 Ha
2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
3. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 110 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 80 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
• Të pakultivuara 40 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha
• Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 95 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
• Tokë e pakultivuar 25 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 65 Ha
• Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.”
Ndërsa KESH, në azhornimin e situatës për orën 08.00 të ditës së sotme, njofton se janë ulur shkarkimet në HEC Vau Dejës. KESH shton se po shmang impaktin social mjedisor në zonat e banuara:
KESH po vijon të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës si dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.
𝐒𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐨𝐫𝐭𝐚 𝐇𝐞𝐜 𝐕𝐚𝐮 𝐃𝐞𝐣ë𝐬 𝐣𝐚𝐧ë 𝐮𝐥𝐮𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝟓𝟎𝟎 𝐦𝟑/𝐬 𝐧ë 𝟒𝟎𝟎𝐦𝟑/𝐬. Aktualisht prurjet natyrore në kaskadë janë 1660 m3/s. Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë
-Hec Fierzë – 390 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Koman – 678 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
-Hec Vau Dejës – 442 m3/s nga prodhimi, 400 m3/s shkarkime nga portat.
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
-Hec Fierzë 292.14 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
-Hec Koman 169.62 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
-Hec Vau i Dejës 73.03 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)
Prodhimi në të tre Hec-et është :
-Hec Fierzë, 7.233 MWh (ditor)
-Hec Koman, 13.733 MWh (ditor)
-Hec Vau i Dejës, 4.512 MWh (ditor)
Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin. Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.