Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, me rastin 20-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish-punonjësit të Policisë, Zambak Curraj, kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar veprën dhe sakrificën sublime të ish-efektivit.
Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në varrezat e Koplikut, ku prehet Dëshmori i Atdheut, ishin familjarë të tij dhe punonjës të Policisë së Shkodrës, të cilët vendosën kurora me lule, për të vlerësuar sakrificën e Dëshmorit.
Akti sublim i ish-efektivit Zambak Curraj, si dhe i Dëshmorëve të tjerë të Policisë së Shtetit, të rënë ndër vite, përbën një motiv më shumë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, për të vijuar me vendosmëri punën dhe përpjekjet, për garantimin e rendit dhe sigurisë, në shërbim të komunitetit.