Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kukës, ku do të mbajë fushatë elektorale në bashkitë e këtij qarku. Ndërsa Rama është nisur drejt Kukësit, ka ndodhur një përleshje mes protestuesve dhe policisë. Forcat e policisë kanë ngritur kordon policor për të ndaluar simpatizantët e PD.
Protestuesit në përleshje e sipër me simpatizantët e Partisë Demokratike kanë thyer kordonin policor. Ata kanë thirrur në kor “Rama ik”. Rama është pritur me protesta thuajse në çdo bashki ku ka shkuar për fushatë elektorale.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/980459109012091/