Një sherr mes tre personave ka ndodhur ditën e sotme në mbrëmje në qytetin e Korçës. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është A.S. 52 vjeç, banues në lagjen nr. 7 të qytetit. Sipas burimeve, ai është qëlluar nga dy persona, A.B. 25 dhe M.B. 54 vjeç, që mësohet se janë baba e bir.
Nuk dihet ende motivi i sherrit, por dëshmitarët thonë se mes tyre ka patur një konflikt të çastit. I plagosuri gjendet në spital nën kujdesin e mjekëve./panorama.com/