Një kamp plot me shqiptarë është përmbytur nga shirat dhe ujërat e lumit Garonne në Toulouse të Francës. Përmbytja shkatërroi kampin e improvizuar prej rreth pesëmbëdhjetë shqiptarësh në Toulouse në brigjet e lumit.
Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të tendave që kishin ngritur. Ata janë kthyer për të jetuar pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore, shkruajnë mediat franceze.
Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën. Ndërsa autoritetet lokale bëjnë të ditur se shqiptarët nuk kanë bënë ende asnjë kërkesë për strehim.