Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si mëposhtë:
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha
Nj.A. Ana e Malit
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
2. Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
2. Rruga që lidh fshatrat Pentar– Ças ka presence uji ( nukkalohet me mjete te ulëta)
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Nj. A. Guri i Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.
Familje të evakuara:
Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :
Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)
Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)
Lagja Nr.4, 3 familje (7 Persona)
Lagja nr. 1, 2 familje ( 7 Përsona)
Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsapjësa tjetër tek të afërmit .
Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.
Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithekapacitetet e veta njerëzore dhe logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiutdhe shkarkimet e hidrocentraleve.