Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha niset drejt Shkodrës, për të parë situatën e përmbytjeve atje për shkak të motit të keq.
Zyra e shtypit të Partisë Demokratike, thotë se Berisha do të vizitojë zonat e Shkodrës, pasi situata është emergjente.
“Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftimin e PD.
Për shkak te motit te keq eshte ndërprerë qarkullimi ne aksin Shkodër- Tirane tek Harku i Berdices per shkak te prezencës se ujit rreth 50cm dhe për shkak te dëmtimit te urës se vjetër te Bahcallekut ku mbeturinat e saj janë përplasur ne urën ekzistuese te Bahcallekut.