(Foto ilustruese) Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë në Shkodër mesditën e sotme. Mësohet se lideri i opozitës, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, do të shohë nga afër gjendjen e krijuar nga përmbytjet në një pjesë të territorit. Basha pritet të jetë rreth orës 13.00 në Njësinë Administrative Ana e Malit.