Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Situata mbetet në kontroll të plotë dhe niveli i liqeneve (ora 17.00) paraqitet si më poshtë:
-Fierza 283.63 m
-Koman 172.50m
-Vau i Dejës 74.90 m
Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 2770 m3/s.
Shkarkimet po kryhen vetëm nga njëra portë e HEC Vau i Dejës në sasinë 500m3/s ndërsa në HEC Koman janë ndërprerë shkarkimet për momentin.