I divorcuar prej kohësh një 23-vjeçar nga Lushnja nuk ka reshtur së përndjekuri ish-bashkëshorten e tij. Ndonëse kjo e fundit ishte transferuar për të jetuar në Tiranë, i riu nga Lushnja e ka gjetur sërish. Dy ditë më parë, 23-vjeçari me inicialet J.R e ka ndjekur këmba këmbës ish-bashkëshorten dy vjet më të vogël dhe e ka përdhunuar atë në banesën që dyshohet se është e të motrës së vajzës, pasi ka arritur të futet fshehurazi aty.
21-vjeçarja e tronditur nga gjithçka ndodhi është drejtuar tek Komisariati i Policisë Nr. 4 ku ka ngritur kallëzim për ish-bashkëshortin. Forcat e policisë e kanë shpallur atë në kërkim.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet kapjen e shtetasit J.R, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, ka dhunuar banesën e shtetases A.H si dhe ka përndjekur e kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me ish bashkëshorten XH.M, vjeç 21, banuese në Tiranë./balkanweb/