Një shtetas 59- vjeçar ka gjetur vdekjen teksa përpiqej të riparonte një defekt elektrik. Sipas policisë, ai kishte hipur në një shtyllë pranë banesës së tij dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Më datë 15.06.2018, në Ishull-Shëngjin, shtetasi T.P. vjeç 59, banues në Ishull-Shëngjin, në kohën që po riparonte një defekt në një shtyllë elektrike në afërsi të banesës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës.