Njoftohet se Policia e Shkodrës ka vënë në pranga në kushtet e flagrancës shtetasin me iniciale M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (i konsideruar “kontigjent” i policisë), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.
Për pasojë është demtuar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të al.k.oolit rezultoi në gjendje të de.h.ur.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të de.h.ur” dhe “Shkatërrim prone”.