Drejtoria Vendore e Policise Lushnje njofton: “Në datën 05.09.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, Lushnje, afër rotondos së Kolonjës, është aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Kimet Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, i cili ishte duke ecur në këmbë.
Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”. /ShkodraWeb/