Aksidenti i radhës ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksi rrugor Lezhë-Shkodër, në fshatin Gocaj.
Sipas raportimeve paraprake nga vendngjarja, mësohet se si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, ndërsa në aksident janë përfshirë tre automjete.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.