Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti me drejtues shtetasin K. H., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. Ç., 38 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.