Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve, 53-vjeçari B.C., dhe 66-vjeçari N.N., si edhe pasagjerja e njërit prej automjeteve 62-vjeçarja V.N , të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ka ndodhur një aksident automobilistik në të cilin janë përfshirë 2 automjete.
Për pasojë janë lënduar drejtuesit e të dy automjeteve, shtetasit B. C., 53 vjeç dhe N. N., 66 vjeç, si dhe pasagjerja në njërin nga mjetet, shtetasja V. N., 62 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.