Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:50 në kryeqytet në vendin e quajtur “7 Xhuxhat”. Sipas raportuesve , dy makina janë përplasur rëndë me njëra-tjetrën, ndërsa nga aksidenti ka dhe të lënduar.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, shihet qartë se disa persona janë të shtrirë në tokë dhe po u jepet ndihma e parë. Nuk ka ende detaje të tjera, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.