Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin Shkodër – Koplik. Dy mjete janë përplasur njëra me tjetrën pranë rotondos ku është vendosur monumenti “5 Heronjtë e Vigut”.
Të dhënat paraprake, në mungesë të një komunikate nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina ndërkohë që nuk dihet se sa persona po udhëtonin me mjetet e tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektive të policisë dhe po hetojnë peër rrethanat e këtij aksidenti por akoma nuk ka një njoftim zyrtar.