Policia e Vlorës ka njoftuar se pasditen e sotme është mbytur në lumin Vjosë një 49 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lumin Vjosë, në fshatin Mifol, ku nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi A.N., 49 vjeç, banues në Novosele, Vlorë. Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore./gazetaexpress/