Sot Frederik Fistani, aktor shkodran, feston ditëlindjen e tij. Aktor i Teatrit “Migjeni” Shkoder, ai u aktivizua edhe në disa filma shqiptar të Kinostudios “Shqiperia e re”.
Lindi në Shkodër me 30 gusht 1946. Kreu studimet ne Insitutin e Lartë të Arteve për aktor. Përveç roleve në skenën e teatrit “Migjeni”, interpretoi edhe në disa filma shqiptare të Kinostudios nga ku mund tëpermendim:
“Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967) në rolin e një partizani; “Operacioni Zjarri” (1973) në rolin e një prifti, “Prita” (1968) si komisari partizan, “Mysafiri” (1979), gjeolog Arbeni apo edhe “Një emër midis njerëzve” (1983) në rolin e mbretit Zog .
Aktiviteti i tij artistik në teatrin “Migjeni” u bë më i ngjeshur pas viteve 2000 me pjesëmarrjen e shumë shfaqjeve të vëna në skenë nga kjo trupe si “Gjon kryepremi”, “Klithma në dëborë”; “Nënë Tereza”, “Danimarka toka e jonë”, “Birrë, gozhdë dhe sapun”, “Reigen” (Rrethi) etj.
Po ashtu, Frederik Fistani ka patur pasion kameran dhe fotografinë. Madje ai është ndër pionerët e mediave lokale të Shkodrës si kameraman, duke patur tashmë një arkivë mjaft të pasur të Shkodrës së pas vitit 1990.
ShkodraWeb i uron jetë të gjatë aktorit shkodran!