Nese flasim per sportin shkodran, pjesa me vitale e tij padyshim qe eshte nje emer qe i ka bere nder ketij qyteti dhe gjithe Shqiperise, doktor Zyhdi Çoba i cili po kontribuon per te prej gati 64 vjetesh. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai feston 80 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, i urojmë edhe 100 vite te tjera te lumtura! Por duket se koha është ndalur tek “Dokja” i Vllaznisë dhe vitet për të, janë thjesht numra.
Ai ka lindur në Shkodër më 24 janar 1943 dhe u rrit në një familje të vjetër shkodrane. Shkollën fillore dhe 7 vjeçare e mbaroi në Perash- shkolla “1 Maji” pastaj në “Ali Laçej”. Në vitet 1957- 61 mbaron shkollën e mesme “29 nëntori” në Shkodër. Në vitet 1961- 66 mbaron fakultetin e mjekësisë pranë Universitetit Shtetëror në Tiranë.
Në vitin 1966 u caktua mjek në Shkodër ku punoi fillimisht pranë spitalit të qytetit, pastaj inspektor sanitar në Drejtorinë e Higjenës dhe në vitet 1970- 78 pranë Seksionit të Shëndetësisë në Shkodër si z/ shef I tij.
Nga viti 1978 e në vazhdim kalon si mjek sportiv pranë klubit sportiv Vllaznia, punë që e vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Gjatë kësaj periudhe, punon edhe si mjek traumatolog pranë spitalit në repartin e ortopedisë. Në vitin 1986 caktohet mjek në spitalin e Tamarës (Kelmend) ku punon për 5 muaj duke krijuar një ambjent model në këtë spital dhe duke organizuar të parin sesion shkencor në Malësi të Madhe në bashkëpunim edhe me shokët e shëndetësisë së asaj zone.
Në vitin 1987 kthehet nga Finlanda me ekipin e futbollit të Vllaznisë dhe pas arratisjes në Greqi të dy futbollistëve të këtij ekipi, docktor Zyhdinë bashkë me trajnerin I transferojnë me punë në zonën e Pultit të Dukagjinit ku punoi 6 muaj duke bërë një punë shembullore.
Presidiumi i Kuvendit Popullor të asaj kohe e dekoroi dhe e kthen në Shkodër përsëri pranë Klubit Vllaznia në punën e mjekut sportiv, punë të cilën e vazhdoi deri në vitin 2007 kur doli në pension.
Edhe pas kësaj periudhe, ndonëse në pension, vazhdon të punojë përsëri pranë ekipit të futbollit Vllaznia.Kjo ishte karriera e Zyhdi Çobes si mjek, nderkohe qe ai ka edhe nje karriere sportive.
Në vitin 1959 është basketbollist dhe merr pjesë në kampionatin e të rinjve në Elbasan ku Vllaznia zë vendin e dytë.
Në vitin 1960 është anëtar i ekipit të parë të basketbollit të Vllaznisë ku aktivizohet sëbashku me Vehdi Ademin, Skënder Osmanin, Luan Shatkun e Valter Kalajën në pesëshen e Vllaznisë.
Në vitin 1961 shkon student për mjekësi në Tiranë dhe aktivizohet me ekipin e Studentit deri në vitin 1966.
Në vitin 1962 është anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit në Festivalin e Rinisë dhe të studentëve që zhvillohet në Helsinki të Finlandës ku Shqipëria mori medaljen e artë.
Në vitet 1966-68 është kapiten I ekipit të basketbollit të Vllaznisë që gjatë këtyre dy viteve fitoi 2 Kupa të Republikës dhe titullin e parë kampion më 1967.
Në vitin 1968 largohet nga sporti por qëndron si mjek sportiv për të gjitha ekipet e Vllaznisë, punë që e bënte plus punës shtetërore që kishte.
Në vitin 1968 hap të parin kabinet të mjekësisë sportive në rrethet e Shqipërisë duke patur në kontroll 102 ekipe me 1470 spotistët të të gjithë llojeve të sportit.
Në vitin 1968 shoqëron për herë të parë ekipin e Vllaznisë në Kupën Ballkanike në Bullgari e Turqi.
Në vitin 1970 shoqëron ekipin kombëtar të futbollit në Turqi.
Shoqëron shumë ekipe të rriturish dhe të rinjsh në të gjithë llojet e sportit kombëtar në turne të ndryshëm jashtë vendit.
Që nga viti 1996 është mjek i ekipit kombëtar të futbollit për 21 vjeçarët shqiptar, punë që e bën për 17 vjet me rradhë.
Megjithëse aktualisht është në pension, vazhdon të jetë shumë aktiv në punën e tij si mjek sportiv i Vllaznise por edhe i kombetares shqiptare te futbollit te femrave.
Për të gjithë këto shërbime, është vlerësuar duke u nderuar që në vitin 1982, më saktë më 29.04.1982 me dekret nr. 6543 nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Medalje” për shërbime ndaj popullit, për punë shembullore në drejtim të ruajtjes së shëndetit të popullit.
Në vitin 1987 (20.11.1987) me dekret nr.7175 vlerësohet me Urdhërin “Për shërbim të mirë të popullit” për punë me ndërgjegje të lartë….
Më 13.03.2009 Këshilli Bashkiak Shkodër i jep titullin “Mirënjohja e Qytetit” me motivacionin: “Një nga figurat më të shquara të mjekësisë sportive në qytetin e Shkodrës. Për kontributin 40 vjeçar në shërbim të gjithë sportistëve e veçanërisht të futbollistëve për arritjen e rezultateve të larta sportive.
Më 10.01.2012 Komuna Ulqin I jep titullin “Mirënjohje” me motivacionin: “Dr. Zyhdi Çobës për kontributin e dhënë në zhvillimin e turizmit sportiv në Ulqin”.
Nderkohe, ne maj te vitit 2021, Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta i ka akorduar titullin “Mjeshter i Madh” me motivacionin “Ne shenje vleresimi per kontributin e çmuar ne mjekesine sportive, si mjek ne skuadren e futbollit Vllaznia dhe ekipin kombetar. I dalluar per profesionalizmin e tij ne dobi te rritjes dhe permiresimit te shendetit te sportisteve cilesore”.