Prolog
Kin Jaku, eshte padyshim nje emer i mirenjohur, sidomos per artedashesin shkodran, ndersa per ate shqiptar, ai eshte gdhendur ne memorien e kinematografise sone me te vetmin rol, madje si askush tjeter aktor i konfirmuar, ate te nje oficeri te larte te Vermahtit qe drejton nje autokolone te trupave gjermane tek filmi “Prita”(1968), bazuar mbi nje ngjarje te vertete nga Lufta e II Boterore ne Shqiperi, pikerisht terheqjen e ketyre trupave qe po e benin nen drejtimin e kolonelit Steyrer (Shtajrer) duke levizur nga Elbasani drejt Tiranes ne nentor 1944.
Dhe Kini eshte aty ne ate film te vitit 1968, ne rolin e tij te jetes dhe me interpretimin mjeshteror, klas do te thonim pa ekzagjerim, te nje aktori hollivudian, duke e lene te stampuar ate ne kinematografine shqiptare.
Megjithate deri dje, Kin Jaku, parukieri dhe grimiori i teatrit “Migjeni” ishte njeri nga ato artiste i lene ne “pluhurin e harreses”, por….. Tashme kjo i perket se kaluares!!!
Rrenjet jane aty, fakte dhe deshmi te percjelluara ne ate qytet me tradita e kulture te pashtershme dhe qe mbart nje histori te vjeter aq sa vete njerezimi, dikur epiqendra e Ilirise…..dhe keshtu nga i ati tek i biri vjen edhe ky shkrim ekskluziv i “Kinematografia Shqiptare” me anen e te cilit duam te sjellim profilin e artistit shkodran qe nuk e kemi njohur kurre me pare, kjo fale deshmise se Bertit djalit te Kinit tashme te ndjere, qe trashegoi dhe e coi akoma me perpara zanatin e te atit dhe te cilin e falenderoje perzemersisht per kete mundesi.
Mbase fati apo ndofta emri i faqes sone, tashme me nje aktivitet 10-vjecar on line per komunitetin shqiptar artedashes, dhe nepermjet miqeve e bashkepunetoreve qe ka kjo faqe, “K.SH”, solli kontaktin me z. Bert Shiroka, jo vetem djali i artistit ne fjale por edhe i familjes se aktorit te mirenjohur, te paharuarit Bep Shiroka, (gjyshi i Bertit dhe babai Bepit ishin djem axhash).
I
Kin Jaku, lindi ne Cetine te Malit te Zi me 29 korrik 1914 nga nje familje shqiptare nga Shiroka. Babai i Kinit, qe quhej Filip Jaku, kishte emigruar dhe jetonte ne Cetine duke ushtruar profesionin e berberit, madje kishte arritur te hape atje dyqanin e tij, biznesin privat. Nena e Kinit, Agetina, ishte shkodrane dhe nga kjo lidhje e tyre erdhen edhe 5 femije (tre djem dhe dy vajza), ku me i madhi ishte Kini.
Babai i Kinit fiksuar ne dyqanin e tij.
Kini, mbasi kryen shkollen e mesme ne Cetine shkon ne Sarajeve ne nje shkolle dy vjecare per parukeri. Pas mbarimit te ketij dy vjecari me diplomen ne xhep niset per ne Zagreb ku edhe punon per dy vjet ne teatrin e Zagrebit pikerisht ne profesionin e tij. Kur kthehet serish ne Sarajeve ai hap dyqanin e tij te parukerise duke punuar per plot 5 vjet. Pas kesaj pervoje do rikthehet ne vendin e tij te lindjes ne Cetine ku edhe ketu hap biznesin , parukieri per gra, fare afer berberhanes se babait .
Per kohen babe e bir krijojne nje mireqenie te mire dhe vete Kini merr emer si mjeshter ne zonen per rreth….
Nderkohe shperthen Lufta e II-te Boterore dhe aty nga mesi i saj i bashkohet edhe ai si luftetar i Brigades se 6-te Malazeze, madje plagoset rende ne nje beteje ne zonen e Sanxhakut duke qendruar disa muaj ne spital. Gjate qendrimit te tij ne spital lufta mbaron dhe Kini njoftohet se nuk kishte askend nga familja e tij ne Cetine, por i thone qe jane transferuar ne Shkoder.
Aty rreth moshes 28 vjecare ai do t`i bashkohet familjes se tij ne Shkoder. Pasionet e Kinit ishin piktura qe e ushtronte dhe veglat muzikore si kitarra dhe violina ndonese me modesti.
Ne fillim ne Shkoder punon per pak kohe si perkthyes ne nje pike hekurudhore. Pas denimit te Koci Xoxes, duke u nisur edhe nga dyshimet qe kishte sistemi kohes ne pushtet, vjen dhe arrestimi i Kinit te cilin e cojne ne hetuesi ne Tirane. Per disa muaj nuk merret vesh asgje reth ekzistences se tij, por….me pas lirohet duke i thene se ishte thjesht nje keqkuptim!
Pas arrestimit ne vitin 1947, vendos te perdor dy mbiemra, mbase ja sugjeruan qe te identifikohej ndryshe per arsyen qe ai ishte nje i ardhur nga ish Jugosllavia dhe marredheniet me vendin tone u prishen, (megjithate jo se sigurimit te shtetit mund t`i shpetonte ky detaj). Keshtu perdori mbiemrin Shiroka edhe ngaqe kishte lidhje me te atin e aktorit te madh, Bepit, Kole Shiroken.
Gjithsesi e gjithe shoqeria dhe koleget ne pune e njohen me mbiemrin Jaku. Ky perdorim i dy mbiemrave , sic me tregon edhe Berti, u ka sjellur jo pak probleme ne dokumente gjate kohes, madje edhe sot e kesaj dite, vazhdon Berti me humor, duhet bere gjyq per te ndryshuar emrin e te atit ne librezen e dritave….
II
Kini kishte hapur edhe ne Shkoder biznesin e tij privat, parukerine per gra. Me krijimin e trupes se pare te Teatrit “Migjeni” (1949), Kini jep ndihmen dhe kontributin per teatrin nga zanati qe ishte i ralle asokohe. Deri ne vitin 1958 ai ushtronte biznesin privat por do te figuroje si grimior edhe para ketij viti ne shfaqet e teatrit profesionist. Keshtu emrin e tij si grimior e gjejme qe ne vitin 1954 ne shfaqjen “Toka e jone”. Me vone rreth fillimit te viteve `60-te kur edhe punesohet prane ketij teatri, krijon sektorin e parukerise ne menyren profesionale duke punuar aty deri sa del ne pension rreth vitit 1976 (gjithsesi viti eshte per t`u saktesuar).
Megjithate vazhdoi te punonte ne teatrin e qytetit qe tashme ishte bere i tij, deri aty nga vitet 1982-1983 me shfaqjen “Gjaku i Arberit” e cila u dha rreth 180 here. Fill pas shkeputjes se tij, zanatin e merr tani i biri Berti, per te cilin do t`i dedikojme nje pjese ne mbyllje te ketij shkrimi.
Kini krijoi profilin e tij ne “Migjeni” si parukier dhe grimior, i tille ai figuron ne organiken e ketij teatri ne shume shfaqje, duke i qendruar besnik deri ne fund profesionit te tij dhe kolegeve aktore. Ai eshte themeluesi i sektorit te parukerise, teresisht me materialet e tij. Berti, tregon se akoma sot ruan dicka nga ato materiale te punes se babait si simbolike.
Shfaqjet e teatrit “Migjeni” te asaj kohe duke qene nga veprat klasike, (pra jo si ndonje keqeshkrues kritik i se sotmes qe deshmon me keqadashje se vepra te tilla nga dramaturgjia klasike boterore nuk lejoheshin para 90-tes), ishin teper te ngarkuara nga parukieria dhe vetvetiu pozicioni dhe puna qe bente Kini kishte nje rendesi te vecante.
Deri ne fillimin e viteve `60-te, koha kur nisi profesionalisht punen ne teater, Kin Jaku mund te pranohet se ishte i vetmi qe punonte me komplete parukesh, mjekra, mustaqe, tupe, gersheta, shtesa flokesh si per burra ashtu edhe per grate. Me pas u derguan edhe te tjere ne B.S per te mesuar kete zanat.
Aq i persosur ishte ky sektor sa vinin nga teatrot e tjere te rretheve te porosisnin per nevojat e tyre ne Shkoder tek Kini.
Ne teatrin “Migjeni” ai kryente me profesionalizem vazhdimisht transformimin e aktoreve . Numri i shfaqjeve te kohes se ndritur te ketij teatri shkonte nga 20 deri ne 50 e kishte raste edhe deri ne 150 ne vit dhe ngarkesa ishte e madhe per t`u perballuar.
E megjithate Kini si nje mjeshter i rralle ne zanatin e tij e pamvaresisht punes se palodhur dhe dedikimit, jo ne te gjitha shfaqjet ia shkruan emrin edhe pse ajo magjia e transformimit qe bente ai duket si deshmi e mbetur ne fotot e kohes se aktoreve.
Sic me tregon edhe vete Berti, kjo gje ka ndodhur deri vone dhe nuk kuptohet qartesisht perse duhet te zbehet puna e teknikes kur nuk e bejne dot shfaqjen pa ate. Interesa te vogla, reklamim i emrit te dikujt per te terhequr publikun ? Mire e prek Berti ketu kur citon: “…por reklama nuk te jep fame..puna po”.
…dhe e tere ajo pune e Kinit, tere ai kontribut u la ne harrese pa u permend jo vetem ne fletvolantet e shume shfaqjeve por edhe pas vdekjes se tij!!!
Kin Jaku nuk ishte aktor i mirefillte por u aktivizua kur kishte mundesi ne role fare te vogla ose si figurant. Njerin nga dy role qe interpretoi ai ne teatrin e Shkodres ishte ne dramen “I pesti u zu gjalle , me 27 nentor 1966, nr rolin e diversantit . Ndersa per rolin tjeter nuk u be e mundur gjetja….
Parukier ishte pozicioni qe mbulonte ne teater dhe grimi ne punen e tij ka qene plotesues, sepse floku eshte baze per figuren e aktorit ne krijimin e nje karakteri a personazhi.
Gjithashtu duhet theksuar se deri ne vitet `80-te ka punuar ne te gjitha shfaqjet e teatrit dhe te estrades se Shkodres.
Te beje art ne ate kohe dihej qe ishte teper e veshtire, kerkohej sakrifica, vetmohim por ishte edhe frika per te te bere pa qene “armik i popullit dhe i Partise ne pushtet”, te shkelje ne derrase te kalbur etj etj.
Kinit nuk i kane ndodhur probleme te tilla, sepse deri ne nderrimin e sistemit ishte nje komision qe kontrollonte e zbirilonte te gjitha detajet para se te dilte shfaqja i cili e modifikonte, e priste, e ndryshonte nese nuk i dukej e pershtatshme per sistemin dhe pergjegjesi kryesore kishte regjizori, ndofta me pak edhe aktoret.
E vetmja gje qe Kini bente “armikun e klases” ishte se nuk shkonte asnjehere ne informacionet politike dhe megjithate nuk e shqetesonin kurre per mos pranine e tij sic duket e respektonin punen e tij dhe ai aty ishte mjeshter se keshtu edhe e therrisnin.
Kartela e disa shfaqjeve qe mbajne firmen e tij si parukier / grimior gjate periudhes kohore 1954 – 1983:
“Toka e jone” (1954) ;
“Dy binjaket Venecian” (1959);
“Kunora e Nuries” (1959);
“Nora” (1960);
“Histori Irkutase” (1961);
“Bileta e Lotarise” (1963);
“Zekthi” (1964);
“Skenderbeu” (1968);
“Keshilli i ndrikullave” (1969);
“Shpartallimi” (1974);
“Drenusha e Drenices” (1978);
“Kenga e dhimbjes krenare” (1980);
“Gjaku i Arberit” (1983);
III
Eshte viti 1968! Regjisori Mit`at Fagu ngarkohet nga Kinostudio “Shqiperia e Re” te xhiroje filmin me lufte “Prita”…nder disa aktor te mirefillte shkodran qe luajne ne ate film si Ndrek Luca;Frederik Fistani, Sulejman Dibra, shfaqet edhe Kini, dhe ndonese ne nje rol episodik (i dubluar nga i madhi Prokop Mima), dominon ekranin me interpretimin qe ben, plastiken, levizjet qe te japin pershtypjen e nje aktori profesionist te shkolles perendimore (pa ekzagjerim)
Tek spektatori shqiptar dhe ndjekesit e pasionuar te filmit, qarkullonte pyetja: Kush eshte ky aktor qe misheron me realizem figuren e nje oficeri te ftohte dhe te pashpirt nazist?
Oh cfare gjetje e goditur!!!
Mimika dhe shprehja e fytyres, levizjet dhe cdo gje tjeter krijojne tek shikuesit pershtypjen e nje personazhi te vertete te shkeputur nga realiteti i luftes dhe te vendosur para ekranit te nje filmi.
E pra, ai oficeri i larte nazist, eshte Kin Jaku, parukier dhe grimior i teatrit “Migjeni”
Si arriti Kini te behej pjese e stafit te ketij filmi, nder te tjerash ai nuk ishte as aktor ?
Gjate bisedes me Bertin, kjo gjetje duhet te kete qene e rastesishme ose mbase edhe e rekomanduar nga dikush per regjisorin e nderuar z. Mit`hat Fagu . Pra eshte nje detaj qe vazhdon te mbetet pa nje pergjigje te sakte.
Ajo qe mesohet tani me saktesi eshte se vet Kini , duke qene nje tip i rezervuar dhe i mbyllur dhe ne me te shumten e kohes qendronte ne shtepi, e kishte me bezdi interpretimin. Regjisori M. Fagu eshte i vendosur se askush nuk mund te luaje ate rol me bukur se Kini, sic edhe rezultoi me vone!
Duket se kjo kembengulje e rregjizorit M. Fagu ia mbushi mendjen Kinit, i cili me vone u be mik i familjes, sepse ishte nje person shum i mire, korrekt, i kulturuar dhe i edukuar ne maksimum.
Ai madje deshi t`i ofronte edhe nje rol episodik ne film Bertit, ku nje femije i shpie uje partizanit te plagosur …..dhe Berti nuk pranon por sot eshte penduar per refuzimin se do te kishte pare vehten ne film perkrah te atit.
Xhirimet kishin filluar dhe po shkonin mjaft mire deri ne momentin kur ndodhi dicka e papritur ne mesin e skenave te filmit.
Nje dite ne mengjes mberrin ne Shkoder nje makine e kinostudios me nje kinooperator dhe nje pjestar tjeter te stafit te filmit per te marre Kinin ne shesh-xhirim. Ishte nje dite e ftohte dhe me shi. Diku ne afersi te Lacit, makina del nga rruga dhe bie poshte. Te gjithe burrat ne makine aksidentohen keqas, njeri ne kolone por Kini shume me teper, 5 brinje dhe thyerje ne shpatull, ne nofulle dhe shume demtime ne koke!!!
Te gjithe te shtepise natyrisht alarmohen nga ky lajm dhe nisen drejt spitalit ne Tirane ku e gjejne Kinin si mos me keq , ne allci dhe te fashuar.
Gjate qendrimit prej disa muajsh ne spital vizitohej hera heres nga eksponetet e kultures te asaj kohe, nga vet rregjisori Fagu dhe miqte e koleget e punes.
Por filmi kishte mbetur ne mes dhe kjo ishte problem i madh per ate kohe sepse ishin bere shpenzime dhe dihej fatura qe dergohej nga shteti kryesisht per regjisorin.
Mbasi ndenji rreth nja 2 muaj ne spital, Kini u kthy ne shtepi por nuk ishte mire dhe nuk po e merrrte akoma veten. Regjisori M. Fagu vinte shpesh per t`a vizituar dhe keshtu ndermjet tyre lindi nje miqesi dhe respekt reciprok.
Per rreth 6 muaj filmi u nderpre dhe puna kishte ngelur keq edhe per stafin e filmit “Prita”. Por Kini edhe pse nuk ishte ne gjendje te mire, pas atij aksidenti vendosi qe t`a mbaroje rolin dhe pjesen tjeter te filmit. Per syrin e te birit , Bertit dhe nje spektatori te vemendeshem, Kini dallohet ne disa skena te xhiruara pas aksidentit se nuk ishte ne gjendje te mire. Por filmi mbaroj dhe pati per kohen nje sukses ku ra ne sy interpretimi i Kinit i cili mbeti i stampuar si njeri nga rolet me te arrira ne kinematografine shqiptare, dhe regjisori Mit’hat Fagu fale kembenguljes, durimit dhe sakrifices u be mik i familjes se Kinit per shum kohe.
Kin Jaku nderroi jete me 17 qershor 1988 ashtu sic ishte i qete, fjalepak, korrekt, I ndershem dhe fisnik. Iku ne heshtje nga kjo jete sic ikin te gjithe figurat e medhaja te artit skenik duke lene prapa si deshmi vepren e tyre, kontributin e pa mohueshem ne kete fushe per te cilet drejtuesit e institucioneve te artit dhe te kultures duhet te mos i lene te “mbulohen me pluhurin e harreses, por t`i kujtojne me nderim e respekt.
IV
Ne vitin 1983, pas te atit, rrugen e metejshme ne zanatin e parukierise dhe grimit ne teatrin “Migjeni” e trashegon Berti.
Berti kryen ne Tirane dhe rreth nje vit me pas ne v. 1999, ne Rome nje specializim per kete profesion me deshiren dhe teresisht me shpenzimet e veta. Sic thote edhe vete ai, pak i kane vyer megjithate per punen ne teater, punen i cili e vazhdon akoma sot.