Kjo ngjarje u perket orëve të pasdrekës të ditës së enjte, datë 8 gusht 2019. Personi i shtrirë mes motorit dhe bordurës së rrugës, është një motorist – turist nga Polonia, ndersa ajo që qëndron në kembë është mikja e tij. Ata po udhëtonin rrugës së Kelmendit për në Shkodër, por papritmas motoristi ndjen dhimbje të renda, ndaj ndal motorin dhe shtrihet në rrugë duke u përpilitur nga dhimbjet, ndërkohë mikja e tij tronditet pasi ishte e pafuqishme për t’i ardhur në ndihmë dhe veç lutej për të!
Kishin udhëtuar me qindra kilometër nga Polonia dhe tani u ndodh e papritura në bjeshkët e Kelmendit! Ka vazhduar kjo gjëndje rreth 30 minuta, deri sa u bë e mundur që motoristi i sëmurë të dërgohej ne qëndrën shëndetësore të Tamarës, rreth orës 19.30 minuta! Këtu falë gatishmërisë së gjithë përsonelit të kësaj qendre dhe në veçanti mjekes Lidia Zmijanej, e cila ka ardhur nga Tirana për të shërbyer në Kelmend gjatë sezonit turistik, u bë e mundur që brenda pak minutash gjëndja shëndetësore e motoristit të stabilizohej ndërsa pas një ore, të ngrihej në kembë dhe të levizte pa shqetësime. Gjithësesi, çifti i turisteve polakë u mbajtën mbrëme në hotelin e Tamares, që të ishin nën kontrollin shëndetësor për çdo të papritur!
Fatmirësisht, gjithçka kaloi mirë pasi mjekimi kishte dhënë rezultat dhe sot në mengjes rinisën udhëtimin, pas falenderimeve të përzemerta për personelin e Qendres Shëndetësore Tamare dhe malesorëve fisnike, që ju gjetën pranë! Një falenderim edhe nga autori i këtij shënimi, i cili rastësisht qëlloi të jetë i pranishem në këtë ngjarje, për gjithë personelin e qendres shëndetësore të Tamares e banorët dhe ne vëçanti per mjeken Lidia Zmijanej që tregoi se është vërtetë MJEKE dhe jo thjeshte një “bluzë e bardhë” sa për të kaluar radhën! (I kërkoi ndjesë që foton e saj po e hedh në fb pa i marrë leje)! /Nga Musa KURTULAJ/