Pasditen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare ish- prefekti, ish- nënkryetari i Bashkisë Shkodër, ish- administratori i klubit te futbollit Vllaznia, Fatos Gjyrezi. Ai njëkohësisht ka qenë edhe pjesë e Shoqatës se Basketbollit, ndërkohë që ka kryer edhe funksione të tjera të rëndësishme si në KLSH etj.
Fatos Gjyrezi ka lindur në Shkodër më 6 gusht të vitit 1947 dhe gjatë jetës ka kryer disa funksione të rëndësishme. Vite më parë ka qenë nënkryetar i Bashkisë Shkodër dhe ka patur meritën e afrimit për herë të parë si president i Vllaznisë i ish-deputetit Azem Hajdari. Pas tij edhe të Myftar Çelës në atë post.
Më pas ka mbajtur postin e Prefektit të Gjirokastrës, për t’u rikthyer sërish 20 vite më parë si nënkryetar përsëri në bashkinë e qytetit më të madh të Veriut. Ndërkohë ka punuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit para se te emerohej ne postin e administratorit te Vllaznise.
Fatos Gjyrezi kishte disa kohë që ishte i sëmurë dhe nuk ia ka dalë ta mposhtë atë duke i dhënë lamtumirën familjes, shokëve dhe miqve te tij pasditen e sotme. Me këtë rast ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gjyrezi për humbjen e njeriut të saj të dashur!