Një prej tyre është edhe 22 vjeçarja lezhjane Sara Hasku e cila pas Luganos së Zvicrës po shkëlqen edhe tek Mamer në Luksemburg duke fituar edhe kampionatin.
Sportistja lezhjane Sara Hasku, është shpallur ditët e fundit me skuadrën e saj Volleyball Club Mamer fituese e Kupës së Luksemburgut në volejboll për femra. VC Mamer është fituesi i kupës së kampionatit në Volejboll për femra në Luksemburg.
Skuadra arriti të mposht RSR Walferdingen 3:2 në një ndeshje emocionuese dhe hyri në librat e historisë me fitoren e kupës. Viti 2016 ishte hera e fundit që VC Mamer kishte fituar titullin. Volejbollistja lezhjane e kombëtares shqiptare është bërë pjesë e VC Mamer në shkurt 2022.
Hasku e ka nisur karrieren e saj që në vitin 2014 me Barleti deri në vitin 2017. Në vitin 2017-2018 tek Partizani, ku spikati me talentin e saj duke kaluar më pas tek ekipi i Luganos në Zvicër 2018-2019.Rikthehet tek Mirdita në 2019-2020, duke rikaluar tek Partizani në 2020-2021.
Lezhjania spikati edhe tek ekipi i Vllaznisë në 2021-2022, e nga Vllaznia iu bashkua VC Mamer ku edhe mban numrin 20 dhe tashmë kampion të Luxemburg. /Nga Lindita KOKAJ/