Shpresa e vazhdueshme e Klementit XI (Gjon Françesk Albani: lindur më 1649, 1700-21), që të bashkojë Krishtërimin, ka pasur rezultate të mëdha në Shqipëri, ku Kisha katolike e Kisha ortodokse [ose, më mirë, Kisha e traditës perëndimore-latine/e Romës dhe Kisha e traditës lindore-greke/e Kostandinopojës] për një periudhë kanë qenë së bashku. Klementi XI, që e njihte veten shqiptar, është interesuar shumë për rilindjen politike e fetare të Atdheut.
Zhvillohet atëherë ‘Koncili i parë kombëtar shqiptar’ [Kuvendi i Arbënit] (1703),
që shënoi më vendosmëri qëndrimin korrekt të klerit në çështje dogmatike, morale, kanonike e pastorale. Ndërkohë edhe në sektorin ortodoks er-dhën në pah disa risi. Disa thirrje për mbrojtje poli-tike të drejtuara Papës nga prelatë ortodoksë të Shqi-përisë çuan edhe deri në një afërsi fetare, kështu që u arrit së pari deri të një lloj bashkimi dhe pastaj, duke mos qenë ky i përsosur, në krijimin e selive arqipeshkvore për latinët në Ohër e Shkup.
Një mision i ritit bizantin kishte punuar tashmë në Himarë nga viti 1628. Gjithashtu, në shek. XVIII, në zonat e gjera veri-lindore e qendrore u zhvillua dukuria e kripto-krishtërimit, që zgjati deri në ditët tona (në mënyrë të veçantë në periudhën enveriste); edhe prej ‘tyre që e pranuan islamin, shumë preferuan sektet më heterodokse e më pak të largëta nga krishterimi, si psh. bektashizmi.
Familja Albani ka qenë e themeluar nga dy vëllezër shqiptarë, Gjergji e Filipi i Mikelit të Lazit, tashmë luftëtarë nën urdhrin e Skënderbeut, të cilët u strehuan në Urbino, ku Federiko e Guidobaldo i Montefeltros i emëruan njerëz të besës për çështje diplomatike e lufte. Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (1445-1564), biri i Gjergjit, e ndërroi në Albani.
Familja lindi, përveç Klementit XI, kardinalë të famshëm, diplomatë të mëdhenj e njerëz të shtetit me vlerë shumë të lartë: Gjon Girolamo (1509-91), kardinal e kont, zëvendës komandanti i forcave të armatosura të Republikës Serenissima, në dy konklava kandidat në Selinë e Sh’Pjetrit, historiograf, këshilltar juridik personal i Gregorit XIII (1572-85) e Sikstit V (1585-90); Oracio (1576-1653), diplomat, i emëruar senator i Romës nga Urbani VIII (1623-44); Hanibali (1682-1751), kanonik i Shën Pjetrit, kryetar i Odës Apostolike, sekretar i Memorialit, kardinal (1711) e nunc i jashtëzakonshëm në Vjenë, ku punoi për miratimin e zgjedhjes së mbretit Karl VI (1711-40), kamerleng i Shenjtes Kishë Romake, kryekancelar i Sapiencës (i pari Universitet i Romës), kryeprift i Bazilikës së Vatikanit, ipeshkëv i Sabinës pastaj i Portos dhe Shën Rufinës, nëndekan i Kolegjit të Shenjtë; Aleksandri (1692-1779), vetëm pesëmbëdhjetë vjet kolonel i ushtrisë papnore por e lëshoi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialit, i dërguar në Vjenë, kardinal (1721), bibliotekar i Kishës Shenjtë Romake, ambasador i Austrisë në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së Sardenjës, mbrojtës dhe mik i Winckelmann-it, ndërtues i Vilës Albani dhe mecena (përkrahës i arteve) i famshëm; Gjon Fran-çesku (1720-1803), kardinal (1753), mbro-jtës i interesave të Polonisë, mori pjesë në negociata me Katarinën II (1762-93) për të rregulluar situatën e katolikëve në Rusi, ipeshkëv i Sabinës pastaj i Portos dhe Shën Rufinës, më 1775 si dekan i Kolegjit të Shenjtë u bë ipeshkëv i Ostias e Velletri, mbr-ojtës i Shtetit Papnor kundër Francës revolucionare e përkrahës i zgjedhjeve të Klementit XIII (1755-99) dhe Piu VII (1800-23); Jozefi (1750-1834), klerik i dhomës së Piut VI (1755-99), i dërguar në Vjenë për të sjellë brezin e bekuar për pagëzimin e arçidukës Ferdinand që pastaj u bë mbret (1835-48), kardinal (1801), mbrojtës i Perandorisë austriake, zëvendës sekretar i Brevit dhe legat (ambasador) në Bolonjë, sekretar Shteti i Piut VIII (1829-30) dhe komisar i jashtëzakonshëm i Gregorit XVI (1831-46) për të rivendosur qetësinë në krahinat e Legacinëve fill pas lëvizjeve revolucionare (1832), bibliotekar i Shenjtës Kishë Romake, ipeshkëv i Urbinit e legat i Pesaros e Urbinit. Familja shuhet në vitin 1852 me Filipin.
Është për t’u çuditur se si edhe në Lindje një familje e madhe shqiptare vizirësh të mëdhenj, pothuajse bashkëkohore të Albanëve, mbante në dorë dizgjinët e Mbretërisë osmane në shek.XVII-XVIII: Këpryly (Köprülü).
Para Klementit XI, kishin qenë edhe tre Papë të gjakut shqiptar: Shën Eleuteri (175-189), Shën Kaji (283-296) dhe Gjoni IV (640-642). /Nga Giovanni ARMILLOTA, dërguar për botim nga Paul TEDESCHINI/