Në Shqipëri, në jo pak raste, drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit, anatemohen si të implikuar në afera të ndryshme joligjore. Realisht, shembuj të tillë nuk kanë munguar këto 30 vitet e fundit.
Madje edhe javët e fundit, edhe në Shkodër, ka patur raste të publikuara të këtyre punonjësve në trafiqe të ndryshme, deri edhe në vënie në sherbim të elementëve apo grupeve kriminale.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, e frymëzuar shpesh edhe nga qëllime e interesa politike të momentit, duke njollosur me të të drejtë një armatë të tërë të ruajtësve të rendit, sigurisë publike e legjit, siç janë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Në Malësi të Madhe, në krye të Komisariatit të Policisë është prej disa kohësh Florent Sulçe. Është një oficer karriere, me ekperiencë të vlerësueshme në radhët e Policisë së Shtetit.
Ai deri me 15 nëntot 2021, ka mbuluar pozicionin e rëndësishëm të drejtorit të Sherbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Ndërkohë, edhe në pozicionin që mban aktualisht në Malësi të Madhe, ai ka marrë vlerësime të larta.
Florent Sulçe është kthyer në makthin e prodhuesve, shpërndarësve dhe përdoruesve të bimëve narkotike në Malësinë e Madhe. Puna dhe rezultatet e tij, janë të dukshme në Malësinë e Madhe. Kjo bazuar edhe në shifrat e publikuara herë pas here.
Po ashtu, ai një vëmendje të veçantë i ka kushtuar ndërtimeve pa leje në zonat turistike të Malësisë së Madhe, sidomos në pjesën e Bogës. Gjërësisht, brenda radhëve të uniformave blu por edhe më gjërë, Florent Sulçe konsiderohet si personi që nuk bën kompromise në dëm të qytetarëve dhe shkeljes së ligjit.
Ai mund të konsiderohet si një nga oficerët e policisë, me të cilin nuk duhet të krenohet vetëm Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, DVP Shkodër por edhe e gjithë trupa e Policisë së Shtetit. /ShkodraWeb/